Aktualitet

‘Nuk të shkojnë pasthirrmat kryetare’, sherr mes Vokshit dhe Ndrecës: Nuk qenka mirë ky sot

Ndreca: Pyetjet e tua janë orientuese, intimiduese, kërkojnë një përgjigje të caktuar, nuk të lë të bësh sipas qejfit

E.K
‘Nuk të shkojnë pasthirrmat kryetare’, sherr mes Vokshit
Plarent Ndreca dhe Albana Vokshi

TIRANË- Janë rikthyer debatet në Komisionin Hetimor për Koncensionet në Shëndetësi, mes drejtueses Albana Vokshi dhe bashkëkryetarit Plarent Ndreca. Ky i fundit akuzoi Vokshin se bënte pyetje tendencioze, në shkelje të ligjit, dhe jashtë kompetencave të saj. Shkak për irritimin e Ndrecës u bë pyetja që ajo i bëri Genc Byrazerit, anëtar i komisionit për studimin e fizibilitetit për koncensionin e sterilizimit, nëse ishte në konflikt interesi, sa kohë që është kushëriri i parë i ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj.

Debatet mes Vokshit dhe Ndrecës

Ndreca: Ke 20 minuta që…

Vokshi: Kërko fjalën që të ta jap, nuk e merr dot vetë

Byrazeri: Unë jam me kryetaren

Vokshi: Ta mbarojë Byrazeri

Ndreca: Nuk ka për ta mbaruar se pyetja ishte e paligjshme, intimiduese

Vokshi: Kush je ti more që përcaktoke ligjin

Ndreca: Pyetjet e tua janë orientuese, intimiduese, kërkojnë një përgjigje të caktuar, nuk të lë të bësh sipas qejfit

Vokshi: Boll o Plarent, të dërgoi njeri ndonjë mesazh?

Ndreca: Me mesazhe funksionoi, ju. Keni bërë tre herë të njëjtën pyetje

Vokshi: Mbarove?

Ndreca: Mua mos më thuaj mbarove, se mbaroj kur të vendos unë

Vokshi: Mos u shqetëso

Ndreca: Nuk shqetësohem, shqetësohem vetëm për mosrespektim ndaj dëshmitarëve. E thërrasim të na ndihmojë dhe e përdhosim

Vokshi: Nuk qenka mirë ky sot

Ndreca: Lëreni more të flasë, e kuptoni dallimin mes jush dhe ne? Ne nuk ndërhyjmë në asnjë moment

Vokshi: Ti po dhunon, jo po ndërhyn por po dhunon

Ndreca: Shko lexo ligjin dhe kodin

Vokshi: Ëhë

Ndreca: Ëhë, ëhu janë pasthirrma që nuk i shkojnë kryetares së Komisionit, nuk janë argument. 

Poll

MOS HUMB