Aktualitet

Dy burrat ngacmojnë seksualisht 18-vjeçaren në lokal, arrestohen nga Policia

Po ashtu është vënë në pranga dhe një 18-vjeçar, pas denoncimit të një turisteje australiane

E.K
Dy burrat ngacmojnë seksualisht 18-vjeçaren në lokal,
Foto ilustruese

DURRËS- 3 persona janë arrestuar nga Policia në Durrës për akuzat e ngacmimit seksual, dhe marrëdhënieve seksuale me dhunë, kryer me të rritura.

Fillimisht policia ka vënë në pranga dy burra, 40 dhe 57 vjeç, për shkak se kanë ngacmuar një 18-vjeçare në një lokal.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasit S. K., 40 vjeç dhe D. P., 57 vjeç, të dy banues në fshatin Kryevidh, pasi mbrëmjen e djeshme, ka kallëzuar një shtetase 18 vjeçe, se këta 2 shtetas e kanë ngacmuar seksualisht, në një lokal.”.

Po ashtu është vënë në pranga dhe një 18-vjeçar, pas denoncimit të një turisteje australiane.     

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë më të rritura”, mbetur në tentativë, shtetasin I. B., 18 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar një shtetase australiane 21 vjeçe, se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të metejshme.

Poll

MOS HUMB