
ITALI- Një 22-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije ka rënë në prangat e Policisë italiane, pasi akuzohet se bashkë me tre persona të tjerë, po ashtu shqiptarë kanë tentuar të vrasin një person. Sipas mediave italiane, gjithçka ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta në një klub të njohur në zonë. Grupi i shqiptarëve, të moshave 20 deri në 22-vjeç, kanë sulmuar dy djem të moshës 33 dhe 37-vjeç.
Një nga shqiptarët gjatë sherrit ka sulmuar disa herë me thikë 33-vjeçarin italian duke i shkaktuar plagë të shumta në pjesët e trupit. Si të mos mjaftonte, më pas ka tentuar që ta përplasë dhe me makinë. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhën në kujdesin e bluzave të bardha. Shqiptarët u arrestuan pas disa orësh arratisjeje./ZËRI