Aktualitet

Goditet grupi kriminal i trafikut të kokainës & heroinës nga Belgjika e Holanda! 'Koka' e bandës shqiptar

Ndërkohë gjatë operacionit për kapjen e tyre janë sekuestruar 3 kilogramë heroinë dhe një kokainë, si dhe disa kilogramë produkte prerëse (produkte që përdoren për të përgatitur kokainën), me një çmim rishitjeje prej 500 mijë eurosh.

E.K
Goditet grupi kriminal  i trafikut të kokainës & heroinës nga
Foto ilustruese

FRANCË- Pesë persona mes të cilëve dhe një shqiptar janë vënë në prangat e Policisë franceze si pjesë e një hetimi për trafikun e heroinës dhe kokainës nga Belgjika dhe Holanda. Raportohet se grupi kriminal vepronte në Savoie dhe Haute-Savoie. Sipas mediave franceze, shqiptari i arrestuar ishte një nga kokat e grupit kriminal që vepronin në disa vende të Europës.

Ndërkohë gjatë operacionit për kapjen e tyre janë sekuestruar 3 kilogramë heroinë dhe një kokainë, si dhe disa kilogramë produkte prerëse (produkte që përdoren për të përgatitur kokainën), me një çmim rishitjeje prej 500 mijë eurosh. U sekuestruan gjithashtu rreth 400,000 euro cash, automjete luksoze dhe llogari bankare, që përfaqëson një humbje totale prej më shumë se një milion euro për trafikantët.

Shqiptari i arrestuar jetonte në rajonin e Lionit dhe siguronte lëndët narkotike nga Blegjika dhe Holanda, për t’i shitur më pas tek bashkëpunëtorët e tij në Savoie dhe Haute-Savoie. Hetimi gjyqësor u hap në janar 2023 dhe hetimi iu besua brigadës së narkotikëve të divizionit të krimit territorial të shërbimit ndërinstitucional të policisë gjyqësore të Haute-Savoie. Pesë të dyshuarit janë caktuar në paraburgim./ZËRI

Poll

MOS HUMB