
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me sherrin me sende të forta, mes dy familjeve në Gjegjan të Pukës. Gruaja e Kol Markut, i cili përfundoi në spital për shkak të goditjeve të forta ka akuzuar familjen tjetër (Zefi) si shkaktare të dhunës. Duke folur në emisionin "Me Zemër të Hapur", gruaja e Markut ka treguar versionin e saj të historisë. Sipas saj, burrin e ka gjetur të shtrirë në oborr në gjenjde të rëndë. Ndërsa për dhunën thotë se nisi nga familja tjetër.
Gruaja e Kol Markut: Kur kam dalë në oborr i kam parë aty. Thirra; o Klodian. E kemi gjetur burrin të shtrirë, të plagosur për vdekje. Ua kemi marrë shkopinjtë, ata më kanë bërë mua foto dhe djalit. Videot i bënë ata. Zonja në fjalë që ka bërë videot, pyete. Kur kam parë burrin të shtrirë përtokë gati të vdekur, s’di ça është bërë. S’kam pasur kohë për të bërë video.
Por, nusja e familjes Zefi shprehet se sherri nisi nga familja Marku pasi u kishin zënë prite në mes të rrugës me shkopinj e kosore. Po ashtu ajo shprehet se Kol Marku, nuk është goditur nga bashkëshorti i saj por nga i biri. Ky i fundit në përpjekje për ti gjuajtur Zefit, i ka gjuajtur të atit, i cili përfundoi rëndë në spital.
Brdhe Zefi: Isha duke u kthyer nga puna. Nuk kishim asgjë gjë me atë familje. Ata na kanë dalë ne para, jo ne atyre. Ne kemi qenë duke ardhur në shtëpi. Ata u organizuan dhe na dolën para. Na vjen shumë keq. Nuk kemi pasur asgjë në dorë, vetëm duart tona kemi pasur. Pala tjetër ka pasur armë të ftohta. Ata na kanë dalë para. Ai burrë u bë ashtu përmes djalit të vetë. E ka qëlluar djali i vetë. I ka shkuar një herë burrit tim dhe në befasi është larguar burri im, është vetëmbrojtur dhe goditje ka marrë babai i djalit. Në makinë nuk ka pasur asnjë. Jam edhe unë e dëmtuar, kam shenja në trup. Atë e di zotëria me gjithë djalin e vetë. Nuk e di se pse më dolën para. Ne nuk kemi pasur konflikt me të. Ka qenë burri im me vjehrrën që kanë qenë në makinë para meje. Kanë pasur makinën tjetër. Aty ka qenë një shtyllë dritash se na u dëmtua e para. Kishte shkuar ta merrte dhe e ka lidhur pas makine atë shtyllë. Sipër shtëpisë u këput kabllo. Doli kryefamiljari në rrugë dhe i tha burrit tim; o Flor po ma prish këtë rrugë. I tha; po e prisha ta ndreq unë. Kaq i tha. Vetëm për atë çështje. Nuk kemi pasur asnjë lloj sherri, ne shihnim punën tonë. Ne nuk kemi folur kurrë. Se duke i njohur si persona, jemi shmangur. Zoti Kol i ka rënë burrit tim, i ka futur grykët në fut me e mbyt. Zonja që ka shkopin në dorë më tha; fshije videon dhe bëje provë që të njoftosh policinë. Ka tentuar që të më marrë telefonin. Po të mos e njoftoja policinë, ato do të bënin më keq.
Ngjarja e rëndë është regjistruar më datë 20 nëntor në Gjegjan të Pukës. Një sherr i nisur për rrugën përfundoi me tre të plagosur. Konkretisht Florin Zefi, Bardhe Zefi dhe Kol Marku. Ky i fundit më rëndë. Në sherr u përdorën shkopinj, sëpata dhe kosore./Zëri