Aktualitet

Ndjekje si nëpër filma, shqiptari vdes teksa po arratisej nga policia

Një 20-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë, pasi u hodh në lumin Salzach në Austri, në tentativë për t'i ikur policisë austriake. Ujërat e lumit ishin të ftohta dhe dyshohet se ai ka pësuar atak kardiak.

D.XH
Ndjekje si nëpër filma, shqiptari vdes teksa po arratisej nga policia
Austria 1

AUSTRI – Mediat në Austri raportojnë se një shqiptar 20 vjeç ndërroi jetë, pasi tentoi të ikë nga duart e policisë. Shqiptari mësohet se është hedhur në lumin Salzach, që ishte edhe me akull në këtë periudhë, pranë Tenneck im Pongau.

Raportohet se shqiptari u arratis nga forcat policore, në një mënyrë, që ngjasonte me skenat e filmave. Ai u hodh dy herë në Salzach, me ujëra të ftohtë, 4.5 gradë C.

Ndjekje në autostradën A10

Shqiptari ka nisur arratisjen që në Gjermani, ku ka pasur një tentativë për ta ndaluar nga policia bavareze në Ualserberg. Ai e ka drejtuar automjetin (i cili ishte raportuar i vjedhur) në Austri, në drejtim të Villach, me shpejtësi të lartë. Policia e Salzburgut, e alarmuar për situatën, e ndoqi të dyshuarin në A10 deri në daljen e Hallein, ku oficerët fillimisht e humbën nga sytë.

Ndjekje si nëpër filma, shqiptari vdes teksa po arratisej nga policia
Austri 2

I dyshuari ikën në këmbë

Pas kërkimeve të shumta të policisë, automjeti u zbulua më në fund në zonën Tenneck pranë Verden. Menjëherë pas kësaj, mjeti i shqiptarit është përplasur me makinën e policisë. 20-vjeçari doli nga makina e vjedhur dhe eci në këmbë me vrap, u ngjit mbi argjinaturën në drejtim të Salzach, u hodh në lumë dhe donte të kalonte në anën tjetër. Për shkak se oficerët e policisë po prisnin tashmë në anën tjetër të Salzach, ai u hodh në lumë për herë të dytë.

Ndjekje si nëpër filma, shqiptari vdes teksa po arratisej nga policia
Austri 3

Policia kap 20-vjeçarin, tashmë pa shenja jete

Forcat e alarmuara të shpëtimit të ujit dhe të zjarrfikësve e kapën të dyshuarin, tashmë të pajetë në Salzach. Punonjësit e ndihmës së shpejtë i dhanë ndihmë shqiptarit, por gjithçka rezultoi e kotë. Pas rreth një ore, i riu u dërgua në spitalin e Salzburgut me helikopterin e shpëtimit Martin 1. Megjithatë, ai vdiq aty po atë mbrëmje.

Ndjekje si nëpër filma, shqiptari vdes teksa po arratisej nga policia
Austri 4

Motivi i arratisjes mbetet i paqartë

Prokurori publik ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për trupin e pajëte. Autoritetet dyshojnë se 20-vjeçari u arratis, për shkak se mund të kishte mjetin e vjedhur, por arsyeja zyrtare nuk dihet./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB