Aktualitet

Mbrojtja Civile: Reshje e ngrica në të gjithë vendin, zonat më problematike

Mbrojtja Civile lajmëron qytetarët se nesër priten reshje në disa zona të vendit, ndërsa pasnesër do ketë ngrica në rrugë.

D.XH
Mbrojtja Civile: Reshje e ngrica në të gjithë vendin, zonat
Moti i keq

TIRANË – Mbrojtja Civile, me anë të një lajmërimi për mediat, bën me dije se nesër, datë 28 nëntor, pritet të ketë reshje shiu. Reshjet pritet të ketë më së tepërmi në veri dhe në jug të territorit. Vërshime më së shumti gjatë ditës së nesërme priten në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Në këto qarqe, nesër parashikohen edhe rrëshqitje dherash. Reshjet e shiut pritet të shoqërohen me shtrëngata.

“Parashikimi nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave 'IGJEO' tregon se gjatë ditës së nesërme, datë 28.11.2023  parashikohen të rritet intensiteti i reshjeve në të gjithë vendin. Reshjet pritet të jenë të përqëndruara dhe me intensitet më të lartë në veri dhe në jug të territorit.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Korcë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqtje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen problem me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

• Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht deri shumë intensive.

• Në qarqet Dibër, Lezhë priten reshje intensive dhe në qarqet e tjera priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. 

• Reshjet pritet të shoqërohen me shtërngata në të gjitha qarqet.

Në verilindje-lindje në lartësin mbi 400 metra dhe në lartësinë mbi 800-900 metra në lindje-juglindje reshjet priten të jenë në formën e dëborës me intesitet të ulët deri mesatar”, njofton Mbrojtja Civile.

Ndërsa, pasnesër, datë 29 nëntor, parashikohen hera- herës reshje shiu në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonat malore në veri-lindje në lartësinë mbi 600 metra dhe në lartësinë mbi 800-900 metra në lindje – juglindje reshjet priten të jenë në formën e dëborës me intesitet të ulët deri mesatar. Priten ngrica të forta përgjatë akseve rrugore kryesisht në zonat malore.

“Në datën 29.11.2023, parashikohet hera- herës reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonat malore në veri-lindje në lartësinë mbi 600 metra dhe në lartësinë mbi 800-900 metra në lindje – juglindje reshjet priten të jenë në formën e dëborës me intesitet të ulët deri mesatar.

Priten ngrica të forta përgjatë akseve rrugore kryesisht në zonat malore.

Në këtë kohë, bashkitë të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gadishmëri mjetet për t'ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje.

Nëse hasni në ndonjë situatë emergjente, ju lutemi të kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët. Numri i emergjencave 08000911 është gati për t'ju ndihmuar dhe për t'ju ofruar këshilla në kohë reale. Në kohët e sfidave, unitet dhe ndihma ndaj njëri-tjetrit janë thelbësore. Le të bëhemi një komunitet i përgjegjshëm dhe të jemi në ndihmë të njëri-tjetrit në çdo moment”, thuhet më tej në njoftim.

Shqipëria po përballet me një ndryshim të motit, teksa në shumë zona të vendit po mbizotërojnë reshjet e shiut dhe të borës./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB