
GJERMANI- Një trupi pajetë me një pumb në kokë është gjetur në Kaltenkirchen të Gjermanisë dhe autor i kësaj ngjarje dyshohet një i mitur shqiptar. Sipas medias gjermane "BILD", disa persona gjetën një kufomë mashkulli rreth orës 2:40 të mëngjesit të së shtunës. Kufoma ishte pikërisht pranë gardhit që ndan zonën e banjës termale nga një zonë kënetore dhe një gurore zhavorri.
Menjëherë u bë e qartë për hetuesit: burri, i cili ende nuk është identifikuar u vra me një plumb në kokë!
Sipas informacioneve të BILD, një 17-vjeçar shqiptar është arrestuar herët në mëngjesin e së shtunës. Ai mësohet se është dorëzuar vullnetarisht, por nuk ka komentuar ngjarjen. Ndaj tij është lëshuar një urdhër-arresti për vrasje nga pakujdesia./ZËRI