
LAÇ- Një person ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rrugor Laç-Patok pasi është përplasur nga dy makina. Raportohet se viktima ende e paidentifikuar është përplasur fillimisht nga një makinë, e cila drejtohej nga Fran Meskurti. Më pas është përplasur nga një tjetër makinë, e cila drejtohej nga Denis Preçi. Ky i fundit se ka parë trupin e shtrirë në asfalt.
Policia e Lezhës bën me dije se dy shoferët janë shoqëruar në Komisariat ku po merren në pyetje. Viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë është ngritur një grup hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kurbin/ Informacion paraprak Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të "Mbikalimi i Patokut", shtetasi F. M. duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një shtetas këmbësor, akoma i paidentifikuar. Menjëherë pas përplasjes së parë, këmbësori është përplasur edhe nga një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasi D. P. Si pasojë e plagëve të marra nga përplasjet, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./Zëri