Aktualitet

Sherr mes të miturve, plagoset me thikë 15-vjeçari në Pogradec, autori një 13-vjeçar

Adoleshenti është paraqitur në spitalin e qytetit, ndërsa 13-vjeçari është identifikuar nga Policia dhe do të shoqërohet në Komisariat.

f.t
Sherr mes të miturve, plagoset me thikë 15-vjeçari në
FOTO ILUSTRUESE

POGRADEC- Një sherr mes adoleshentëve në Pogradec ka degraduar në përfundimin e thikës. I plagosur ka mbetur një 15-vjeçar, i cili është plagosur me thikë nga një 13-vjeçar. Adoleshenti është paraqitur në spitalin e qytetit, ndërsa 13-vjeçari është identifikuar nga Policia dhe do të shoqërohet në Komisariat.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:50, në urgjencën e spitalit Pogradec, është paraqitur për ndihmë mjekësore një 15 vjeçar, banues në Pogradec, i cili gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar lehtë me mjet prerës(thikë), nga një 13 vjeçar. 15 vjeçari pasi mori ndihmë mjekësore në spital u largua në banesë. Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 13 vjeçarin i cili do shoqërohet në Komisariat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB