
VLORË- Pas plagosjes me thikë mbrëjen e djeshme në qytetin e Vlorës, është arrestuar autori 17-vjeçar. Policia njofton se i mituri, i cili plagosi me thikë për motive të dobëta 38-vjeçarin është vendosur në pranga.
"Në vijim të veprimeve proceduriale, lidhur me informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme, arrestoi shtetasin e mitur I. H., 17 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, plagosi me thikë shtetasin R. V., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën,"-njofton policia.
Ngjarja ndodhi mbrëmje e djeshme në qytetin e Vlorës, në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”. Mësohet se dyshja janë përplasur në një restorant dhe i mituri në gjaknxehtësi e sipër, ka marrë thikën dhe ka qëlluar 38-vjeçarin që është me probleme të shëndetit mendor. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën./ZËRI