
VELIPOJË-Një e mitur 8 vjeç ka përfunduar në spital, pasi po lundronte me familjarët e saj në një skaf në plazhin e Velipojës është rrëzuar dhe ka dëmtuar lehët këmbën. E mitura ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia ka shoqëruar në ambientet e policisë kufitare drejtuesin e skafit, D.H., 57 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Në plazhin e Velipojës, një shtetase e mitur 8-vjeçare, e shoqëruar nga familjarët e saj, dyshohet se gjatë kohës që lundronin me një mjet lundrues skaf të familjarit të tyre aksidentalisht është rrëzuar dhe ka dëmtuar lehtë këmbën. Shtetasja e mitur është dërguar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi D. H., 57 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë Kufitare për veprime të mëtejshme, ndërsa mjeti lundrues skaf është bllokuar nga shërbimet e DVKM Shkodër.