Aktualitet

Sherr mes adoleshentëve në Kukës, plagoset rëndë me thikë 15-vjeçari, niset drejt Prizrenit

I mituri është trasportuar me urgjencë drejt Prizrenit pasi mungon mjeku kirurgë në Kukës.

F.I
Sherr mes adoleshentëve në Kukës, plagoset rëndë me
FOTO ILUSTRUESE

KUKËS-Një sherr i ndodhur mes disa adoloshentëve pranë “Kullës së qendresës” në qendër të qytetit të Kukësit rreth orës 20:30 minuta ka lënë të plagosur rëndë një minoren. Një 15-vjeçar është plagosur rëndë dhe është trasportuar me urgjencë drejt Prizrenit pasi mungon mjeku kirurgë në Kukës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:30, në qytetin e Kukësit, pranë Muzeut, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me mjet prerës një 15- vjeçar, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen autorit/ve, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /ZËRI

Poll

MOS HUMB