Aktualitet

Plagosje me thikë në Tiranë, 46-vjeçari trasportohet në spital

Pas ngjarjes i lënduari u transportua në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

F.I
Plagosje me thikë në Tiranë, 46-vjeçari trasportohet
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Një 46-vjeçar është goditur me thikë mbrëmjen e kësaj të premteje në Tiranë. Sipas policisë, sherri ka ndodhur për motive të dobëta. Pas ngjarjes i lënduari u transportua në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.08.2024, rreth orës 21:00, në rrugën "Shaban Bardhoshi", dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës shtetasi D. Xh., 46 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB