Aktualitet

Banorët sërish protestë në autostradën Thumanë-Kashar, protestuesit i bie të fikët

Protestuesit kërkojnë hyrje dhe dalje nga autostrada për zonat e tyre, shtëpitë dhe bizneset.

f.t
Banorët sërish protestë në autostradën
protesta

FUSH KRUJË-Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme në aksin Thumanë-Kashar pasi sipas tyre kjo rrugë e re është e paaksesueshme për ta dhe bizneset e tyre. Të pranishëm Në protestë ishin me dhjetëra forca policie nga FNSH dhe ‘Shqiponja’, teksa mes tyre ishte dhe Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, për të parë mbarvajtjen e protestës.

Për disa minuta banorët bllokuan rrugën dhe paralajmëruan se nuk do të lëvizin nga autostrada, derisa t’u jepet përgjigje kërkesave të tyre. Banorët kanë çarë kordonin e Policisë dhe kanë bllokuar autostradën, madje një protestuesi i ka rënë të fikët. Policia ndërhyri për t'i shpërndarë dhe duke hedhur edhe gazlotsjellës. 

Banorët sërish protestë në autostradën
PROTESTUESI

Protestuesit kërkojnë hyrje dhe dalje nga autostrada për zonat e tyre, shtëpitë dhe bizneset. Kjo është protesta e gjashtë që banorët e zonës organizojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB