Aktualitet

Dy mjeke të spitalit të Korçës nën hetim, pas vdekjes së një 61-vjeçareje

Dyshohet se gruaja humbi jetën si pasojë e arrestit kardiak.

F.I
Dy mjeke të spitalit të Korçës nën hetim, pas vdekjes
foto ilustruese

KORÇË-Dy mjeke të spitalit të Korçës janë në hetim pasi familjarët e një 61-vjeçareje kanë bërë kallëzim për neglizhencë në mjekim. Mësohet se vdekja ka ndodhur më 14 gusht 2024. Dyshohet se gruaja humbi jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Njoftimi i policisë:

Nga Komisariati i Policisë Korçë, u referuan materialet  në Prokurori për vlerësim për shtetaset A. D.,  dhe G. R., të dyja mjeke në spitalin e Korçës, pasi:  Familjarët e një 61 vjeçareje që humbi jetën më datë 14.08.2024, paraprakisht dyshohet si pasojë e arrestit kardiak, kanë bërë kallëzim pasi pretendojnë se mjeket kanë treguar neglizhencë në trajtimin mjekësor të 61-vjeçares./ZËRI

Poll

MOS HUMB