Aktualitet

Zjarri në malin e Tomorrit, vijon 'lufta me flakët", ndërhyn avioni i ardhur nga Rumania

Raportohet se për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara.

F.I
Zjarri në malin e Tomorrit, vijon 'lufta me flakët",
pamje nga ngjarja

SKRAPAR-Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se forca të shumta nga terreni dhe avioni rumun “Spartan” me ndërhyrje nga ajri, janë përqendruar në përpjekjet për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Tomorit. Raportohet se për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara.

“Forca të shumta nga terreni dhe avioni rumun Spartan me ndërhyrje nga ajri, janë përqendruar në përpjekjet për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Tomorit. Për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara. Mirënjohje për punën e pandërprerë të forcave operacionale vendore, zjarrfikësve, Forcave të Armatosura, Shërbimit Pyjor por edhe forcave vullnetare në këto ditë me temperatura ekstreme!”,- njofton Ministria e Mbrojtjes.

/ZËRI



Poll

MOS HUMB