Aktualitet

EMRAT/ Vrasje në Fier, arrestohet autori, goditi me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas

Bëhet me dije se autori i plagosjes është Xhulian Miho. Ky i fundit ka godityr tre herë me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas. 

E.K
EMRAT/ Vrasje në Fier, arrestohet autori, goditi me thikë
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- Vrasje me thikë në Fier. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ramiz Aranitasi". Bëhet me dije se autori i plagosjes është Xhulian Miho, 39 vjeç. Ky i fundit ka goditur tre herë me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas, të identifikuar si Xhimi Bakaj, 23 vjeç. Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, viktima nuk u ka mbijetuar dot plagëve duke humbur jetën. Ndërkohë autori është arrestuar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 21:00, në rrugën "Ramiz Aranitasi", shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB