Aktualitet

Po udhëtonte me bashkëshortin dhe fëmijët, pranga italianes në Kapshticë, iu gjet drogë

Policia ka gjetur rreth 300 gramë kanabis.

E.K
Po udhëtonte me bashkëshortin dhe fëmijët, pranga italianes
Foto ilustruese

KAPSHTICË- Një italiane është arrestuar në Pikën Kufitare të Kapshticës këtë të premte pasi iu gjet drogë. Gruaja raportohet se po udhëtonte bashkë me familjen e saj dhe kishte si destinacion Greqinë. Policia ka gjetur rreth 300 gramë kanabis.

Para oficerëve gruaja ka treguar se drogën e kishte për përdorim personal. Ajo është shoqëruar në polici, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen të ngjarjes. Po ashtu në ambientet e komisariatit ndodhen dhe bashkëshorti dhe fëmijët e saj, të cilët e shoqëronin./ZËRI

Poll

MOS HUMB