
Një konflikt i nisur fillimisht për goditjen e një pasqyre makine me grusht, ka vijuar më pas me një shpullë fytyrës tek një fëmijë, duke sjellë më tej agravimin e situatës, deri në përplasje fizike me thika që ka çuar në vdekjen e 77-vjeçarit Haxhi Ballaj dhe plagosjen e djalit të tij, Aleksandër Ballaj.
Ngjarja është rregjistruar në 20 korrik 2022 në lagjen “Afrim i ri”, ku pas vrasjes së të moshuarit dhe plagosjen e djalit të tij, policia e Fierit ka konstatuar dhe arrestuar me thikë në dorë Armand Boriçin dhe vëllain e këtij të fundit, Gentian Boriçi.
Në dosjen penale me Nr. 825 të hetuar nga prokurori i Fierit, Petrit Vukaj, njëri nga vëllezërit Armand Boriçi akuzohet për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”. Ndaj tij prokuroria ka kërkuar në gjykatë një dënim me 25 vite burgim.
Ndërsa vëllai tjetër Gentian Boriçi akuzohet për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim, për të cilin prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 17 vite burgim. Pritet që në ditët në vijim Gjykata e Fierit të japër vendimin për dënimin e dy vëllezërve.
I plagosuri Aleksandër Ballaj, ka treguar se babai i tij i moshuar është vrarë në sy të tij, nga dy vëllezërit Boriçi që i kanë komshinj. Ai ka treguar se rreth orës 11:40, i ka shkuar në banesë djali i tij Aldo, i shqetësuar, i cili i ka thënë se, kur po parkonte makinën përpara portës së shtëpisë, komshiu i tyre Armand Boriçi, kishte goditur me grusht pasqyrën e makinës dhe ja kishte thyer.
“...kur djali e ka pyetur se çfarë kishte me pasqyrën, Mandi e ka goditur Aldon me pëllëmbë. Dhunë fizike, ai ka ushtruar dhe ndaj babait të tij të moshuar Haxhi Ballaj...”-ka treguar Aleksandër Boriçi.
Në këtë moment Aleksandri ka dalë në rrugë për tu sqaruar me Armandin dhe pasi e ka thirrur, ky i fundit ka dalë bashkë me vëllain e tij tek porta e tij e oborrit.
Aleksandri e ka pyetur se përse e kishte goditur djalin dhe pse theu pasqyrën e makinës. Por Armand Boriçi, i është përgjigjur se “...i kishte futur një pëllëmbë, sepse ata i kanë hedhur helm...”.
Ndërkohë sipas Aleksandër Ballaj, Armandi fliste me inat dhe me fodullëk, duke e sharë nga familja dhe Aleksandri, e ka goditur me një pëllëmbë në fytyrë dhe i ka thënë se nuk kishte se përse godiste fëmijën e tij dhe as babain.
Në këtë kohë, ka ndërhyrë vëllai i tij Gentiani duke e kapur Aleksandrin nga duart, ndërsa Mandi e ka goditur në qafë me një thikë.
Por në këtë konflikt, ka ndërhyrë babai i Aleksandrit, Haxhi Ballaj, me qëllim për ti ndarë, ndërsa Armand Boriçi e ka goditur disa herë me thikë Haxhiun. Vrasja e 77-vjeçarit ka ndodhur brenda oborrit të banesës së tij.
Aleksandër Ballaj, teksa qndronte i bllokuar nga Gentian Boriçi dhe në pamundësi për ti shkuar në ndihmë babait të tij,i është drejtuar Armand Boriçit me fjalët "...Mos, mos Xhiken, mos e godit Xhiken...".
Pasi ka goditur disa herë me thikë të moshuarin Armand Boriçi,është futur në banesën e tij, ndërsa vëllai i tij Gentiani, mbante me forcë Aleksandrin edhe pse ai ishte i plagosur.
Aleksandri ka vazhduar të përleshet me vëllain e Mandit, derisa ka mundur të shkëputet dhe ka shkuar tek babai i tij, të cilit i rridhte gjak nga disa plagë.
Menjëherë ka dërguar me makinë babain e tij Haxhi Ballaj në spitalin Fier, i cili është futur menjëherë në sallë për tu operuar, ndërsa Aleksandri ka marrë mjekim duke qepur plagën. Edhe pas operacionit Haxhi Ballaj nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve. Ndërsa policia arrestoi dy vëllezërit Boriçi./Ora News