Aktualitet

Shpërthimi me 2 të vdekur në kapanonin e Bujar Çelës në Lushnjë, SPAK kërkon riinspektim

Por në seancën e sotme, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar riinspektim të vendit të ngjarjes ku humbën jetën 2 persona, babë e bir.

k.m.

 

Shpërthimi me 2 të vdekur në kapanonin e Bujar Çelës
Pamje nga shpërthimi

 

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë për inspektorët e IMT-së dhe biznesmenin Leonard Gjini. Por në seancën e sotme, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar riinspektim të vendit të ngjarjes ku humbën jetën 2 persona, babë e bir. Ekspertiza për të analizuar nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

"Arrest me burg"

Leonard Gjini, ndërtues

Të pezulluar, u mbahet pasaporta

1-Robert Kola kryeinspektori i IMT Lushnjë
2- Miklovan Petro jurist i IMT Lushnjë
3- Eugert Sina inspektor i IMT Lushnjë
4- Kudret Sula inspektor i IMT Lushnjë
5- Ilmi Uku inspektor i rajonit nr 5 Bashkia Lushnjë

Dosja e shpërthimit të 1 marsit 2024 në kapanonin e deputetit socialist Bujar Çela në Lushnjë, ku humbën jetën babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë ka kaluar tashmë për hetime të mëtejshme në SPAK. Megjithatë Prokuroria e Fierit ka ngritur 3 akuza ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili deri më tani është ende në liri. I vetmi i arrestuar është Leonard Gjini, sipërmarrës 32-vjeçar i firmës “Gjini Construksion”, më 27 nëntor të vitit 2023 ka lidhur kontratë me deputetin Çela për ndërtimin e magazinës me një vlerë prej rreth 18 milionë lekë, tek vendi i njohur si 'Rrethrrotullimi i Plastmasit'. Gjini akuzohet se nuk ka respektuar rregullat e mbrojtjes në punë që solli edhe viktimat. Po ashtu, Prokuroria e Fierit ka ngritur akuza për thuajse të gjithë Inspektoratin Ndërtimin në Lushnjë./ZËRI

Poll

MOS HUMB