
FIER- Autri i vrasjes së efektivit të "Shqiponjave" Azgan Mërcina ka treguar në dëshminë e tij detaje nga krimi i rëndë. Mërnica ka treguar edhe intinerarin që ka ndjekur pasi vrau Novruz Cenalian. 23-vjeçari ka rrëfyer se pas ngjarjes ka shkuar tek daja ku edhe ka lënë makinën dhe është larguar në këmbë nëpër pyll. Mërcina deklaroi se për 48 orë ka ecur nëpër kanale dhe pasi e ka marrë uria ka shkuar përsëri tek shpia e dajës, por ky i fundit kishte njoftuar policinë.
“Pastaj ika te daja dhe lashë makinën aty. Më pas u largova në këmbë në kanale. Kam lëvizur në këto kanale për 48 orë duke u fshehur. Po në hahej dhe bukë pasi kisha dy ditë pa ngrënë. Ika te shpia e dajës dhe këta kishin njoftuar policinë sepse kishin frikë se po më vriste RENEA. Pastaj më morën policët dhe më çuan në drejtori”, është shprehur më tej 23-vjeçari.
Azgan Mërnica mbrëmjen e djeshme (15 maj) është vetëdorëzuar në policinë e Fierit. Për kapjen e tij kërkimet vijuan prej dy ditësh. 23-vjeçari është vetëdorëzuar në Polici pas negociatave nga babai dhe daja i tij. Policia e kishte lokalizuar dhe i kishte thënë familjarëve të Azgan Mërnicës që të vetëdorëzohet, ndryshe do të neutralizohej.
Në videon e publikuar ndërsa hipën në makinë për tu dorëzuar në polici, 23-vjeçari u shfaq i qeshur dhe i qetë. Ndërkohë Prokuroria ka ngritur dy akuza ndaj Azgan Mërnicës, vepra penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. /ZËRI