
TIRANË- Partia Demokratike e përfaqësuar nga Rithemelimi, ka kallëzuar në SPAK kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, pasi e cilësojnë si shpërdorim detyre dhe abuzim me paratë publike, turin e takimeve që ai ka nisur me diasporën.
Sekretari për diasporën në PD, Indrit Hoxha,tha se Rama ka vënë dorë mbi atksat e shqiptarëve, në funksion të manipulimit të vullnetit të zgjedhësve, një pjesë e të cilëve mund të jenë dhe emigrant që jetojnë jashtë vendit.
“Të gjitha faktet tashmë janë në SPAK. Në ditët në vijim nga selia e PD ne do kemi deklarata ku do tregojmë çdo fakt tjetër që lidhet me këto lëvizje të kryeministrit dhe me abuzimin e taksave të shqiptarëve. Cilido që ka vendosur dorë mbi taksat e shqiptarëve do të japë llogari përpara drejtësisë’, u shpreh Hoxha, ndërsa tha se shpenzimet në turin e Ramës, llogariten të jenë mbi vlerën e 2 milionë eurove.
“Një emision investigativ ka nxjerrë me zë dhe figurë titullarë dhe drejtues të institucioneve të ndryshme në Shqipëri të cilët kanë mbushur furgonat autobusat kanë detyruar administratën të shkojë në takimin e kryeministrit në Athinë. Kjo është një gjë e patolerueshme për opozitën shqiptare. Kryeministri nuk mund të vazhdojë të manipulojë vjedhë votat e shqiptarëve dhe atë që ka bërë në Shqipëri tashmë kërkon ta bëjë në diasporë. Të gjitha faktet tashmë janë në SPAK. Në ditët në vijim nga selia e PD ne do kemi deklarata ku do tregojmë çdo fakt tjetër që lidhet me këto lëvizje të kryeministrit dhe me abuzimin e taksave të shqiptarëve. Cilido që ka vendosur dorë mbi taksat e shqiptarëve do të japë llogari përpara drejtësisë.
Shifrat kalojnë vlerën mbi 2 milionë eurove që kryeministri do të zhvillojë në të pestat takimet që kryeministri do të zhvillojë, në Athinë, Milano, Londër, Duseldorf për agjendën që ka paraqitur, por përveç vlerës ekonomike ka të bëjë me detyrimin e administratës publike i cili i organizon dhe i çon nëpër këto vende për të mbushur sallat e luksit nëpër këto takime shoë në cilësinë e Kryetarit të PS dhe jo të kryeministrit të vendit dhe nuk i kanë asnjë borxh qytetarët shqiptarë se përse duhe të paguajnë nga xhepi i tyre për këto vlera monetare Kryetarin e PS-së”, vijoi Hoxha.
Por pavarësisht pretendimeve të opozitës, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se pas Greqisë, turi i tij i takimeve me emigrantët do të vijojë në datën 26 Maj në Milan të Italisë.