
LEZHË-Arsen Dani i cili të hënën masakroi me thike nënën e tij Gjylie Dani do të qëndrojë në burg pa afat, e po ashtu do të shtrohet në një spital psikiatrik. Më herët u raportua se Dani vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ish-arsimtarja u qëllua disa herë me thikë në pjesën e shpinës nga djali i saj Arsen Dani. Nga plagët e marra ajo gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa kanë qenë fqinjët të cilët kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë njoftuar policinë.
Policia arrestoi autorin Arsen Dani në banesë pa bërë rezistencë si dhe u sekuestrua thika me të cilin kreu vrasjen. Dani kishte probleme të shëndetit mendor, por nuk ishte raportuar më herët për probleme me fqinjët apo komunitetin ku jetonte. Fillimisht ai ka pasur një debat me nënën 88-vjeçare dhe më pas e qëlloi atë me thikë duke i marrë jetën./ZËRI