Aktualitet

'Mu duk sikur më shau", çfarë deklaroi Azgan Mërnica: Nisi për shpejtësinë, e qëllova pas koke

Mërcina ka pritur që polici të kthehej pas drejt makinës dhe në atë moment e ka qëlluar me plumb pas koke.

f.t
'Mu duk sikur më shau", çfarë deklaroi Azgan
Azgan Mërnica dhe Novruz Cenalia

FIER- Mërnica ka deklaruar se po lëvizte me makinë dhe pasagjere ka pasur nënën e tij dhe duke kaluar në një rrugë në fshatin Baltëz është ndeshur me makinë në rrugë me policin Novruz Cenalia. Mërcina ka rrëfyer se gjithçka nisi pasi polici e ka ndaluar dhe i ka tërhequr vëmendjen pasi po ecte me shpejtësi. 

23-vjeçari ka deklaruar se i është dukur sikur e ka sharë dhe në atë moment është nxehur dhe ka nxjerrë armën. Mërcina ka pritur që polici të kthehej pas drejt makinës dhe në atë moment e ka qëlluar me plumb pas koke.

"Isha duke ikur nga qyteti në fshat. Kisha marrë makinën e dajës. Do shkoja te daja dhe do lija nënën time aty. Isha me shpejtësi dhe i shkëmbeva me policin, i cili po shkonte nga fshati në qytet. Gati sa nuk u përplasa me të dhe ai më bëri me shenjë që të ndaloja. Zbritëm nga makina dhe bëmë llafe. Ai më tha ku shkon me këtë shpejtësi dhe më ofendoi. Kur ma bëri me dorë mua mu duk sikur më shau. Unë u nxeha. Në momentin që u kthye nga makina unë nxora pistoletën dhe e qëllova me një plumb pas koke”, ka thënë Mërnica para hetuesve.

Azgan Mërnica mbrëmjen e djeshme (15 maj) është vetëdorëzuar në policinë e Fierit. Për kapjen e tij kërkimet vijuan prej dy ditësh. 23-vjeçari është vetëdorëzuar në Polici pas negociatave nga babai dhe daja i tij. Policia e kishte lokalizuar dhe i kishte thënë familjarëve të Azgan Mërnicës që të vetëdorëzohet, ndryshe do të neutralizohej. 

Në videon e publikuar ndërsa hipën në makinë për tu dorëzuar në polici, 23-vjeçari u shfaq i qeshur dhe i qetë. Ndërkohë Prokuroria ka ngritur dy akuza ndaj Azgan Mërnicës, vepra penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB