TIRANË- Personat që shihni në fotot e mëposhtme janë "pronarët" e magazinës së kanabisit në Selitë. I veshur si një "sheik" është Saimir Karaj, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. I njëjti person ka pozuar edhe me dy prej të arrestuarve, Erlind Tresën dhe Elvis Lalën.
Siç duket edhe nga fotot që ZËRI ka siguruar, të gjithë kishin miqësi me njëri-tjetrin, e kështu mesa duket kanë vendosur që t'i përfshihen botës së krimit.
Nëse për të tjerët ende nuk ka precedentë penalë, Tresa është kapur edhe në Gjermani për prodhim dhe trafik lëndësh narkotike. Pasi është liruar nga qelia, është kthyer në Shqipëri, për të zhvilluar këtu të gjithë "eksperiencën" që ka marrë në Gjermani. Policia e Shtetit ka vendosur në pranga 7 persona si “përgjegjës” për ndërtimin e një “shtëpie bari” në një nga zonat më të populluara të Tiranës. Madje në një institucion shtetëror. Laboratori i drogës me 150 bimë kanabisi dhe të gjithë mjetet e tjera të nevojshme për kultivimin e tyre u zbuluar një ditë më parë në zonën e Selitë, në një magazinë që ishte në pronësi të Kadastrës./ZËRI