Aktualitet

Gjithçka gati! Përfaqësuesit e qeverisë italiane inspektojnë kampin e Gjadrit, priten brenda pak ditësh emigrantët e parë

Në kamp, prej muajsh tashmë janë kryer punime restauruese dhe përgatitore, që nga aktivizimi i rrjeteve të ujësjellës kanalizimeve, tek kamerat dhe pajisjet e sigurisë.

k.m.
Gjithçka gati! Përfaqësuesit e qeverisë italiane
Pamje nga kampi

ITALI- Ka përfunduar puna dhe tani kampi i Gjadërit është gati për të pritur emigrantët e parë. Sipas medias italiane "TG", kampi përfundoi të gjitha kontrollet dhe u dorëzua dje për të kryer testin e parë nga autoritetet italiane që kanë mbërritur në vendin tonë. Pasi të kenë përfunduar testet, brenda një jave, kampi do të hapet dhe do të presë emigrantët e parë që do të sillen nga Italia.

Në kamp, prej muajsh tashmë janë kryer punime restauruese dhe përgatitore, që nga aktivizimi i rrjeteve të ujësjellës kanalizimeve, tek kamerat dhe pajisjet e sigurisë. Brenda godinës do të ketë gjithashtu edhe një staf të UNHCR-së për të monitoruar respektimin e të drejtave të refugjatëve. Kërkesat për azil që kanë depozituar emigrantët do të shqyrtohen brenda 4 javësh.

Për shkak do të duhet të jenë në gjyq, emigrantët do të lidhen me videokonferencë me gjykatat e Romës që do të vendosin nëse u pranohet kërkesa për azil, apo jo. Nëse janë rasti i dytë do të riatdhesohen në vendin nga vijnë. Edhe pse nuk i kanë parë ende frytet e investimit, optimizmi mbizotëron në qeverinë Meloni në lidhje me një eksperiment unik: përpunimin e kërkesave për azil nën juridiksionin italian, por në një vend të tretë.

Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, foli për mediat italiane duke u shprehur se: Në Evropë, tani 15 vende kanë kërkuar nga Komisioni që të shikojë me kujdes modelin italian, i cili është i ndryshëm nga ai anglez në Ruanda. Ky model tani të vlerësohet seriozisht nga Komisioni i ri Evropian.

Në këtë zonë pritje të vendosur brenda portit të Shëngjinit në një hapësirë prej 4 mijë metrash, në Gjadër rreth 30 kilometra larg Shëngjinit do të përpunohen të gjitha kërkesat për azil. Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet ndërsa në vendin tokë u kërkua edhe një aprovim i gjykatës kushtetuese. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatët nga territori shqiptar./ZËRI

Poll

MOS HUMB