Aktualitet

U ekzekutua në oborrin e shtëpisë, autorët u larguan me një skuter, pista që po heton policia

Deri më tani policia po heton për përfshirjen e tij në trafikun e drogës, prostuticionit, Kanunit dhe sherret që mund të ketë pasur Arshiaj në Shqipëri.

I.F
U ekzekutua në oborrin e shtëpisë, autorët u larguan me
Ben Arshiaj

PISA- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 37-vjeçarit shqiptar Ben Arshiaj në oborrin e shtëpisë së tij në Itali. Sipas autoriteve nga inspektimi i kamerave të zonës, autorët janë dy persona që ishin në një skuter dhe kanë helmeta në kokë. Sipas mediave italiane, një skuter është gjetur në zonën e Oratoio.

Deri më tani policia po heton për përfshirjen e tij në trafikun e drogës, prostuticionit, Kanunit dhe sherret që mund të ketë pasur Arshiaj në Shqipëri.

37-vjeçari u vra në mënyrë mafioze mbrëmjen e së dielës, në provincën e Pizës në Itali. Shqiptari rezulton se ndodhej në furgonin e tij pasi sapo ishte kthyer nga puna, kur dy persona janë afruar dhe kanë qëlluar pesë herë në drejtim të tij. Një prej tyre e kapi në kokë, duke mos i dhënë asnjë shans për t’i mbijetuar atentatit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB