Aktualitet

U arrestua pas protestës së 7 tetorit, Gjykata e Tiranës lë në burg Sokol Bushkolaj

Ndërsa tani akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrim prone me zjarr.

I.F
U arrestua pas protestës së 7 tetorit, Gjykata e Tiranës lë
Sokol Bushkolaj

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg protestuan Sokol Bushkolaj, i cili u arrestua pas protestës së Partisë Demokratike më 7 tetor. Prokuroria kërkoi masën e arrest në burg, pasi protestuesi kishte thyer masën arrest shtëpië, që ishte caktuar nga Gjyakata.

Bushkolaj është një nga protestuesit që reagoi dhunshëm gjatë protestës që u mbajt në maj të këtij viti para bashkisë. Asokohe ndaj tij u ngritën akuzat për aktin e hedhjes së molotovit në drejtim të qytetarëve dhe gazetarëve, vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe për këto iu caktua masa arrest shtëpie. Ndërsa tani akuzohet për goditje për shkak të detyrës, largim nga vendi i qëndrimit dhe shkatërrim prone me zjarr.

Po ashtu të enjtën u caktua dhe masa për dy protestuesit e tjerë Xhevahir Rrushi dhe Gentian Tuga, ku u lanë nën arrest shtëpie.

Më 7 tetor opozita protestoi për më pak se 4 orë në rrugët e Tiranës. Nga molotovët e hedhur nga protestuesit u dogj Kryeministria, selia e Partisë Socialiste, Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës. Pas protestës së opozitës në Tiranë, ku u hodhën flakadanë e bomba molotov, janë proceduar penalisht, sekretar i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreu i Grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Ervin Minarolli. Zyrtarët e PD-së u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB