Video

Post-protesta/ Demokratët nën hetim, mbi 10 persona të lënduar

Ndërkohë, 9 protestues të cilët dyshohet si autorë të hedhjes me molotovë, janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe një 17-vjeçar e ish-komandanti i FNSH-së Hivzi Bushati.

F.m
Post-protesta/ Demokratët nën hetim, mbi 10 persona të
Foto nga protesta

TIRANË- Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Ervin Minarolli janë vënë në hetim për manifestim të paligjshëm një ditë pas protestës kombëtare të Opozitës. Një protestues është vënë në pranga, ndërsa tre të tjerë janë vënë nën hetim, dy prej të cilëve në moshë të mitur. Ndaj tyre rëndojnë 3 vepra penale "Prishja e rendit dhe qetësisë publike", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik". Ndërkohë, 9 protestues të cilët dyshohet si autorë të hedhjes me molotovë, janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe një 17-vjeçar e ish-komandanti i FNSH-së Hivzi Bushati. Të lënduar si pasojë e molotovëve apo gazit lotsjellës kanë mbetur 10 efektivë policie si dhe dy qytetarë.

Poll

MOS HUMB