Aktualitet

Shef policie, por rol kyç në trafikun e drogës! Lidhja e Dedan Gjonit me ish-gjyqtarin problematik

Dedan Gjoni, nipi i Gjin Gjonit, gjyqtarit që mori leje prindërore për t'i shpëtuar Vettingut

E.K
Shef policie, por rol kyç në trafikun e drogës! Lidhja e Dedan
Dedan Gjoni dhe Gjin Gjoni

TIRANË- Dedan Gjoni, shefi i komisariatit numër 6 në Tiranë, që u arrestua të hënën, rezulton të jetë një nga personazhet më aktiv të grupit kriminal që u godit nga SPAK.

Edhe pse një zyrtar dhe drejtues i lartë policie, Gjoni rezulton në përgjime të shumta në lidhje të forta me kriminelët, madje duke marrë përsipër për të gjetur gjerëzit për të kryer edhe vrasjen e dy vëllezërve nga Britania e Madhe.

Mësohet se Gjoni është nipi i gjyqtarit të larguar nga sistemi i drejtësisë Gjin Gjoni, i cili u vu nën hetim për fshehje të pasurisë, përpara se të niste procesi i Vettingut.

Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi ishin nën hetim që prej vitit 2014 për disa akuza penale, përfshirë mosdeklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesit, megjithatë hetimet për ta u mbyllën për shkak të kalimit të afatve. Emri i Gjin Gjonit ishte një prej të parëve që u shortua në procesin e Vetingut, ndërkohë që gjyqtari paralelisht bëri një lëvizje të beftë duke përfituar një leje prindërore dy vjeçare nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Pas më shumë se 2 dekadash në sistemin e drejtësisë, i klasifikuar si një prej njerëzve më me influencë, Gjoni dha dorëheqjen nga sistemi, për të mos u përballur me gjetjet e Komisionit të Vetingut.

Tashmë disa vite më vonë, është radha e nipit të tij që të përgjigjet me drejtësëinë, pasi akuzohet për disa vepra të rënda penale, nga grupi i strukturuar kriminal, te trafiku i drogës dhe te sigurimi i kushteve për të kryer vrasjen.

Dedan Gjoni u vu në pranga të hënën, në afërsi të stadiumit Air Albania, teksa mbante ende detyrën e shefit të komisariatit të policisë numër 6.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB