Aktualitet

SKANDAL në Vlorë/ Mësueset bullizojnë njëra-tjetrën! Në fund...kapen prej flokësh

Siç mund të dëgjohet dhe në video, nuk mungojnë ofendimet dhe kërcënimet nga mësuese Irma ndaj koleges së Bio-Kimisë Blerina Muça. 

E.K
SKANDAL në Vlorë/ Mësueset bullizojnë
Mësueset

TIRANË- Skandal në shkollë "Memo Meto" në Kuç të Vlorës ku një debat verbal ka degjeneruar në dhunë fizike mes dy mësueseve, Blerina Muçës dhe Irmës. Dhe kjo e fundit akuzohet nga kolegia për bullizim dhe dhunë. Sipas Blerinës, e cila dhe ka denoncuar ratin në emisionin "STOP", Irma e ka filmuar gjatë një debati që ka pasur me një koleg në shkollë dhe më pas e ka kërcënuar vazhdimisht me publikimin e saj. 

Pas debateve verbale dhe ofendimeve që sipas Blerinës, i kanë ardhur nga Irma gjithçka ka degraduar në dhunë fizike. Siç mund të dëgjohet dhe në video, nuk mungojnë ofendimet dhe kërcënimet nga mësuese Irma ndaj koleges së Bio-Kimisë Blerina Muça. 

Biseda

Blerina MuçaDebati ka nisur në fund të muajit Maj diçka e tillë pa arsye nga ana e saj. Unë duke debatuar me një koleg, arsyeja domethënë, nuk kisha probleme me atë, kjo më regjistron dhe pas disa ditësh më kërcënon me këtë video e më thotë që “këtë video do të ta nxjerr tek “Jeta osh qef”, të të demaskoj dhe unë ndërkohë i them se cila është arsyeja, Më pas, më thotë që “arsyeja nuk je ti, është shkolla e drejtoreshë Muzikës” që të demaskonte drejtoreshë Muzikën. Aty u mbyll situata dhe zonja Irma ishte me kontratë. Vij këtë vit përsëri në shkollë dhe gjëja e parë që filloi ishin kërcënimet ndaj meje, me bullizim të tmerrshëm duke cënuar anën time morale.

PyetjeÇfarë të thuhej konkretisht?

Blerina Muça: “Ke shkuar me shoferin e autobusit”, “je qorre”, “je e shëmtuar”, “të ka lënë Zoti të shëmtuar”, “je beqare”. Gjatë gjithë kohës në momentin kur më gjente vetëm, vinte së bashku me Lindita Idrizin, të dyja bashkë dhe krijonin situata ofenduese kundrejt meje. Fjalët më të rënda, “prostitutë”, “shet drogë”, “je e droguar”, “nuk të do familja”.

Pyetje: Ku agravoi gjithë ky konflikt?

Blerina MuçaNjë ditë, si çdo ditë që vijmë në shkollë me furgonin e shkollës, si gjithmonë me kunjat e veta dhe ishte një moment kur unë nuk e durova dot dhe i thashë “çfarë problemi ke me mua?”. Pastaj më tha “dëgjo këtu, ti je një femër e degjeneruar, je një femër rrugaçe, je një femër e shëmtuar”, domethënë fjalët që i ka dëgjuar i gjithë kolektivi “je një femër imorale dhe unë të urrej për këtë gjë” dhe ndërkohë ja them dhe unë këto pasi ajo tha shumë fjalë për mua dhe unë i thashë “dhe ti je imorale për mua”. Në momentin që shkuam në oborrin e shkollës, zonja më vjen nga mbrapa, më kap për flokësh, duke bërtitur “do të të tërheq zvarrë, do të të shqyej”. Kjo më merr syzet optike sepse unë në njërin sy jam me 30% shikim dhe mundohet që t’i thyejë. Ja marrin nxënësit nga dora dhe ja japin drejtoreshës në dorë syzet. Drejtoresha e mbajti në mënyrë që të mos agravonte situata më tej. Kjo përsëri ja merr drejtoreshës dhe me një urrejtje të tmerrshme ja merr syzet dhe i shkasin përsëri nga dora. Përsëri për herë të tretë, nxënësit marrin syzet dhe ja japin drejtoreshës. Syzet m’u bënë copash. Syzet janë optike dhe janë shumë të nevojshme për shikimin tim. Këto syze kanë pasur vlerën 370 Euro, janë blerë para 2 viteve. Më merr policia dhe bëjmë deklaratat. Drejtoresha bën mbledhje dhe zgjedh vetëm Këshillin e Disiplinës dhe të Etikës dhe prisja… por për këtë pjesë nuk u diskutua asgjë dhe drejtoresha më thotë që “ato po më kërcënojnë sepse ti je zënë me Çajupin, pra me mësuesin, debati i parë. Ke pasë një debat dhe ato më kërcënojnë se do ta publikojnë atë video sepse ti nuk ke marrë masë për ato 2 mësues. I them “drejtoreshë, akoma mbledhje?”. Më thotë “po, ja morëm këshillën e prindërve dhe vendosëm që ju të merrni nga një masë paralajmërim për heqje nga puna”. Por nuk qëndron ky problemi, por sepse ato të dyja vazhdojnë të njëjtën situatë, më ruajnë pas derës së klasës, më shajnë tek nxënësit.   

Mësuese BlerinaMë jep lekët e syzeve!

Mësuese IrmaMoj, do të marr zvarrë! Do të thyej telefonin!

Mësuese BlerinaDo më thyesh telefonin? Mbush ti moj?

Mësuese Irma: Bëj video!

Mësuese BlerinaAshtu më ke bërë dhe ti.

Gjatë konfliktit kanë qenë prezentë nxënësit dhe drejtoresha e shkollës. Në fakt, ky konflikt është mbajtur brenda shkollës dhe nuk është çuar as në ZVA dhe as në DRAP.

DrejtoreshaBlerina të të jap lekët dhe të blesh syzet?

MësuesjaJo, lekët do m’i japi ajo. Pse duhet të m’i japësh ti?

DrejtoreshaÇfarë duhet të bëj unë?

Mësuesja: Të merrje masë, që i takonte!

DrejtoreshaUnë e bëra detyrën. (I ka thënë mësueses tjetër) I ke bërë dëm ekonomik. Jepi lekët,-i thashë. Lëri të tjerat çfarë keni bërë!

MësuesjaBesoj, je koshiente për të gjitha gjërat, që kanë ndodhur.

DrejtoreshaJam shumë koshiente për çdo gjë.

MësuesjaA të thashë “merr masë, që i takon, se ato do vazhdojnë”? Jo,- më the,- se do më çojnë në DRAP Fier me videon, që më kërcënoi mua.

DrejtoreshaMë dëgjo mua tani! Jo, nuk të kam thënë, se më kërcënon, por unë nuk kam marrë masë në Qershor për gjënë, që ndodhi.

Blerina: Po dhe ajo vjen me videon, më kërcënon.

DrejtoreshaPo, e ka marrë një video atje dhe thotë “Ti s’ke marrë masë”.

MësuesjaKe ankesa nga mua?

DrejtoreshaJo!

MësuesjaKam sjellje të keqe me kolektivin, siç pretendojnë ato?

DrejtoreshaVazhdo punën, siç e ke nisur!

MësuesjaÇfarë pune të vazhdoj? Më shkulën flokët para gjithë shkollës dhe më thyen syzet. Çfarë pune të vazhdoj?

DrejtoreshaMe thashethemet e këtyre, unë ta jap të drejtën.

MësuesjaMasa “Paralajmërim për heqje nga puna”. Unë nuk kam bërë gjë.

DrejtoreshaAto luftën e kanë njësoj, si me ty, si me mua. Ne, nëse biem në nivelin e atyre dhe të përulemi, dhe të themi, dhe të merremi me llafet e atyre…

“Stop” ishte në shkollën “Memo Meto”, por mësuese Irma fillimisht u fsheh e më pas nuk pranoi, që konflikti ka ndodhur në ambientet e shkollës.

GazetarjaZysha përshëndetje, si je. Pse po vrapon?

MësuesjaNuk jam e detyruar që të…

GazetarjaPse po vrapon?

Mësuesja: Nuk po vrapoj, po ngjitem.

Gazetarja: A të pëlqejnë këto syzet që kam vendosur unë?

Mësuesja: Dukesh shumë bukur.

GazetarjaFatkeqësisht nuk i kam xhamat sepse i keni thyer ju. A ju kujtohet?

MësuesjaDuhet të pyesni kolegen. Nuk mund të më filmoni

GazetarjaNuk është nevoja që të ikni me vrap. Ti je krenare që ke rrahur një mësuese. Nga çfarë keni frikë që po fshiheni?

MësuesjaAbsolutisht, nuk dua të dal në televizor!

Mësuesja Dhunë nuk ka kryer njeri me të. Të jesh e bindur për këtë. Në ambientet e shkollës. Jashtë ambienteve të shkollës, unë e zgjidh ndryshe problemin me atë. Jam njeri! Nuk ke të drejtë! Nuk dua të përgjigjem!

GazetarjaPo ju ishit krenare për veprimet që keni bërë. Nuk jam unë.

MësuesjaNuk mund të hysh ashtu!

GazetarjaNuk jam unë krenare që kam dhunuar një mësuese.

Mësuesja: Nuk kam dhunuar një mësuese. Nuk ke punë në ambientet e shkollës. Nuk ka ndodhur në ambientet e shkollës!

Një fakt, provat tregojnë të kundërtën e asaj që mësuese Irma deklaroi, pasi sipas një përgjimi, ajo ishte shprehur me krenari për aktin e saj dhe madje kishte edhe ide se si dhuna ndaj mësueses do të bëhej lajm dhe gati kishte edhe titullin.

Mësuese IrmaS’bëhem pishman për asnjë veprim dhe asnjë fjalë, që kam thënë.

DenoncuesjaS’bëhesh pishman, që rreh njerëzit kot.

Mësuese IrmaTy të tregova vendin njëherë.

DenoncuesjaKrenari e madhe që prek njerëzit me dorë, se ne s’kemi duar…

Mësuese IrmaPër mua krenari është. Ja, do dalim dhe në lajme. Do dalim dhe në lajme. Një mësuese? S’na pëlqen ky titull. Tek “Vlora neës” lexoje, që sot. “Një mësuese rrahu një mësuese”. Unë do komentoj: “Unë isha ajo, që e rraha”.

Poll

MOS HUMB