Aktualitet

'S'debatoj me idiot'/ Bushati lë studion pas sherrit me Vangjelin. Çim Peka ndërpret emisionin

Gjatë bisedës, teksa Vangjeli po fliste, Bushati ka vendosur që të çohet nga ulësja e tij dhe të largohet, ndërkohë që drejtuesi i emisionit, Çim Peka, i kërkoi arsyen.

k.m.
'S'debatoj me idiot'/ Bushati lë studion pas sherrit me
Lorenc Vangjeli dhe Andi Bushati

TIRANË- Debati në studio mes analistëve Lorenc Vangjeli dhe Andi Bushati, ka sjellë largimin e këtij të fundit. Gjatë bisedës, teksa Vangjeli po fliste, Bushati ka vendosur që të çohet nga ulësja e tij dhe të largohet, ndërkohë që drejtuesi i emisionit, Çim Peka, i kërkoi arsyen. Për të thënë fjalën e fundit, analisti u kthye nga rruga, ndërsa Peka vendosi që të ndërpriste emisionin. 

PJESË NGA BISEDA: 

Vangjeli: Është krijuar një flluskë gënjeshtre. Ato përgjime janë 1/100 e përgjimeve të dosjeve. Të dyja dosjet u përdorën si alibi për djegien e mandateve.
Bushati: A të iki unë? Kjo është idiotësi. Unë nuk të dëgjoj dot o Lorenc. Ata që janë atje edhe e ndërrojnë kanalin, po unë të dëgjoj idiotësira...
Vangjeli: Ngrihu dhe ik pra
Peka: O Bushati pse ike?
Bushati: Prej teje po iki. Ti ke përgjegjësi për të mos lësh idiotësira në emisionin tënd. Ky fut kasetën e partisë dhe duhet ta dëgjoj unë. Unë nuk jam spektator në miting mo vëlla.
Peka: Unë më mirë ndërpres emisionin dhe rikthehemi të hënën./ZËRI

Poll

MOS HUMB