Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e Malltezit, mbeten nën sekuestro 25 pasuri të tij

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sekuestruos së 25 pasurive të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

D.XH
Rrëzohet kërkesa e Malltezit, mbeten nën sekuestro 25 pasuri
Jamarber Malltezi dhe Sali Berisha

TIRANË – Gjykata e Posaçme Apelit ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestrove të 25 pasurive të tij. Gjykata ka lënë kështu në fuqi vendimin e marrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për sekuestron e pasurive.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 13.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M. dhe palës së interesuar A.M., me objekt:

“Ankim ndaj vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar mbi vendosjen e sekuestros preventive mbi sendet, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi apeloi vendimin, sipas së cilit, i sekuestrohen 25 pasuri. Ai së bashku me ish-kryeministrin Berisha dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi u akuzuan për aferën e prvatizimit të kompleksit Partizani. Malltezi është aktualisht në arrest shtëpie, ndërsa është dhënë ‘detyrim paraqitje’ për Berishën dhe Bektashin./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB