Aktualitet

Rrahu për vdekje italianin/ Babai i viktimës sulmon në sallën e gjyqit autorin shqiptar

Babai i viktimës, ka sulmuar të riun shqiptar që i vrau djalin, aq sa ka qenë e nevojshme ndërhyrja e Policisë së Burgjeve për të vendosur qetësinë. 

f.t
Rrahu për vdekje italianin/ Babai i viktimës sulmon në
Klajdi Mjeshtri dhe Giussepe Tucci

ITALI- Seanca e parë gjyqësore në Rimini të Italisë ndaj 28-vjeçarit shqiptar, Klajdi Mjeshtri, i cili akuzohet për vrasjen e 34-vjeçari, Giuseppe Tucci është zhvilluar me tensione. Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë seancës, babai i viktimës, ka sulmuar të riun shqiptar që i vrau djalin, aq sa ka qenë e nevojshme ndërhyrja e Policisë së Burgjeve për të vendosur qetësinë. 

"Ishte një ditë shumë e vështirë. Kur u gjenda përballë vrasësit të djalit tim u nervozova, ai as që më shikoi në fytyrë. Më pas kuptova situatën dhe u qetësova", tha babai i të ndjerit Giuseppe Tuccit. 

Pas raporteve mjeko-ligjore, sot gjyqtari i çështjes Vinicio Cantarini pranoi gjykimin e shkurtuar ndaj shqiptarit, i cili llogarit uljen e 1/3 të dënimit.Ndërkohë seanca e ardhshme është vendosur të mbahet më 20 mars, ku pritet të caktohet një mjek i tretë, i cili do të duhet të analizojë rezultatet e autopsisë në trupin e zjarrfikësit.

Sipas ekspertit mjekësor për mbrojtjen, vdekja e Giuseppe Tucci erdhi si pasojë e një goditjeje në pjesën e pasme të kokës pas një rënieje në tokë. Eksperti mbrojtës pretendon se shkaku i vdekjes së 34-vjeçarit nuk ishin grushtet e qëlluara nga shqiptari që punonte në mënyrë të paligjshme në klub atë natë, por rënia në asfalt.

Klajdi Mjeshtri, i cili punonte si roje sigurie në diskotekë, akuzohet se mbrëmjen mes 10 dhe 11 Qershorit e rrahu brutalisht Tucci-n duke i marrë jetën. Gjithçka nisi brenda ambienteve të diskotekës, ku 34-vjeçari kishte shkuar bashkë me një shok. Me pretendimin se i kishte ngacmuar të dashurën, shqiptari Mjeshtri e nxori Tucci-n me forcë nga diskoteka. Por pak minuta më vonë, 34-vjeçari u rikthye në diskotekë, duke u futur nga hyrja tjetër. Kjo duket se u bë shkak për një reagim edhe më të dhunshëm nga Mjeshtri që akuzohet se e goditi me grushta e shkelma Tucci-n duke e lënë pa ndjenja në rrugë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB