Aktualitet

Juristi rrëfen historinë e vajzave që u 'përndoqën' në Telegram

Serjani tregoi dhe një rast konkret, të një grupi vajzash, të cilat u “përndoqën” nga një individ, i cili u shpërndau informacione kontakti në grupe dhe i ekspozoi, përballë maniakëve që fshihen pas tastierës.

Edon Kuqi
Juristi rrëfen historinë e vajzave që u
Sevin Serjani dhe Edon Kuqi

TIRANË- Juristi Sevin Serjani në një prononcim për ZËRI-n këtë të mërkurë ka folur në lidhje me fenomenin shqetësues që së fundmi ka marrë përmasa të mëdha, atë të publikimit të fotove apo videove intime të vajzave në grupe të ndryshme në Telegram. Serjani tregoi dhe një rast konkret, të një grupi vajzash, të cilat u “përndoqën” nga një individ, i cili u shpërndau informacione kontakti në grupe dhe i ekspozoi, përballë maniakëve që fshihen pas tastierës.

“Kanë qenë disa vajza, një individ u kishte shpërndarë jo foto nudo, por informacione kontakti ku ishte një grup, mos gaboj me king nga mbrapa, balkanking, diçka e tillë, s’më kujtohet tani edhe, pra ky zotëria në fjalë kontaktet e veta ose që hynë në atë grup i informonte për çmimet që supozonte që mund të kishte një vajzë ose një tjetër duke konsumuar veprën e prostitucionit. Është e turpshme”, tha ai.

Ndërsa i ndalur tek kuadri ligjor, sa i përket rasteve të tilla, Serjani tha se në vendin tonë kuadri ligjor është i “kopsitur”, për problemi qëndron tek moszbatueshmëria e tij.

“Tani nga ana ligjore kjo është e kopsitur por ideja është se sa po zbatohet ligji. Problemi qëndron tek zbatueshmëria dhe e rëndësishme tjetër është nëse organet ligjzbatuese janë të afta, të besueshme që qytetarët që hasen me këto probleme të mos i mbajnë për vete por ti drejtohen këtyre organeve”, shprehet juristi.

Por a ka nevojë për një ndryshim të kuadrit ligjor në kushtet ku jemi sot, Serjani shprehet se po, ka nevojë për ndryshime, për aq kohë sa dhe teknologjia avancon.

“Teknologjia avancon ashtu sikurse dhe ligjet përsa i përket privatësisë por dhe ligjet që i përkasin krimeve kibernetike kanë nevojë për agjustimin e tyre”, shtoi ai.

ZËRI është media e parë në Shqipëri që ka mundur të investigojë grupet e “ferrit”, përmbajtjen e palejuar që shpërndahet në to dhe rrezikun që i kanoset të gjithë shoqërisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB