Aktualitet

Nën hetim nga SPAK, shkarkohet nga detyra prefektja e Fierit

Vendimi për lirimin e saj nga detyra, vjen pasi GJKKO e pezulloi nga detyra prefekten e qarkut të Fierit, Rajmonda Balilaj disa ditë më parë në 9 mars.

f.t

FIER- Prefektja e Qarkut të Fierit, Rajmonda Balilaj është liruar nga detyra. Vendimi u mor këtë të mërkurë në mbledhjen e Qeverisë. Balilaj është nën hetim nga SPAK, ku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në dy raste kur drejtonte bashkinë e Patosit. Vendimi për lirimin e saj nga detyra, vjen pasi GJKKO e pezulloi nga detyra prefekten e qarkut të Fierit, Rajmonda Balilaj disa ditë më parë në 9 mars.

V E N D I M PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Rajmonda Balilaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Rajmonda Balilaj nuk u paraqit as sot për të marrë pjesë në seancën që do të zhvillohej në Gjykatën e Posaçme për verifikimin e masës së sigurisë "pezullim nga detyra". Nga pala mbrojtëse pretendohet se Balili ndodhet jashtë vendit, konkretisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj edhe nuk mund të marrë pjesë në gjyq. Për këtë aryse pritet që të caktohet një tjetër datë gjyqi për zyraren, e cila akuzohet se ka abuzuar me tenderat./ZËRI

Poll

MOS HUMB