Aktualitet

KUJDES!!! Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në Shqipëri, 3 viktima dhe 17 të infektuar

Edhe pse duhet që të dalin me një njoftim zyrtar për të bërë me dije risqet dhe situatën në vend, Instituti i Shëndetit Publik është mjaftuar me një infografikë, ku thjesht na informon sesi të shmangin pickimin e mushkonjave. 

k.m.
KUJDES!!! Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në
Foto ilustruese

TIRANË- Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në Shqipëri! Nga kjo sëmundje deri më tani, në të gjithë territorin e Shqipërisë, janë shënuar 3 viktima dhe 17 të infektuar. Lajmin e bëri me dije "TopChannel", në një artikull ku shkruhej se shefja e departamentit të Sëmundjeve Ngjitëse pranë ISHP-së, Silva Bino doli në një njoftim për mediat. Por kjo dalje për mediat nuk ka ndodhur, sidomos në një situatë të tillë që ka shkaktuar edhe humbje jete. Edhe pse duhet që të dalin me një njoftim zyrtar për të bërë me dije risqet dhe situatën në vend, Instituti i Shëndetit Publik është mjaftuar me një infografikë, ku thjesht na informon sesi të shmangin pickimin e mushkonjave. 

KUJDES!!! Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në

Por çfarë janë “Ethet e Nilit”?

Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje virale që shkaktohet nga virusi i Nilit Perëndimor; emri i së cilës rrjedh nga dega e Nilit Perëndimor në Ugandë, dhe për herë të parë është diagnostikuar në 1937 te një grua që vuante nga një temperaturë shumë e lartë. Sëmundja tipike e kontinentit të Afrikës, po përhapet edhe në pjesët e tjera të botës, siç tregojnë edhe rastet e personave të prekur në vendet e Ballkanit gjatë muajit Gusht.

Simptomat

Periudha e inkubacionit për ethet e Nilit Perëndimor varion nga 2 deri në 15 ditë dhe në format më të lehta sëmundja zgjat nga 3 deri në 6 ditë. Rreth 80% e rasteve të transmetuara te njerëzit nuk manifestojnë simptoma. Kur manifestohen simptomat ato janë shumë të ngjashme me gripin: temperaturë e moderuar, gjendje parehatie e përgjithshme, ulje të oreksit, të përziera, dhembje koke, sysh, shpine, nyje imfatike të zmadhuara, vështirësi në frymëmarrje. Format më të rënda të sëmundjes, që kërkojnë trajtim të specializuar, karakterizohen nga simptoma më të rënda, si: temperaturë e lartë, encefalit, meningjit, paralizë të lehtë,etj. 

Në përgjithësi, kjo sëmundje është e shërueshme, megjithatë, për rreth 1% të pacientëve, mund të degjenerojë në meningjit ose encefalit, sidomos te personat e moshuar ose me imunitet të dobët.

Transmetimi i virusit të Nilit Perëndimor

Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet përmes pickimit të mushkonjave. Sa më i madh numri i infeksioneve dhe i mushkonjave në mjedis, aq më e madhe është mundësia e kontaktit me sëmundjen. Ethet e Nilit mund të infektojnë edhe kafshët, në veçanti zogjtë shtegtarë përgjegjës për përhapjen e virusit në botë.

Parandalimi

Mjeti më efikas për të parandaluar është përdorimi i pajisjeve ose spray kundër mushkonjave dhe insekteve në mënyrë që të shmanget një pickim i mundshëm nga insektet bartëse. Gjithashtu rekomandohet që të evitohen zonat ku ka kafshë të ngordhura ose pellgje me ujë të ndenjur të cilat tërheqin mushkonjat.

Kohëzgjatja e sëmundjes

Ndërsa prognoza e përgjithshme është e favorshme, studimet e tanishme tregojnë se ethet e Nilit Perëndimor shpesh mund të jenë më të rënda sesa supozohej më parë, me raste që kërkojnë deri në 90 ditë për shërimin e plotë. Edhe pacientët e prekur nga format e lehta mund të përjetojnë simptoma të llojeve të ndryshme (të dridhura dhe disfunksion senso-motor) për një vit ose më shumë, dhe në rastet e rënda, disa dëme mund të jenë të përhershme. Më pak se 1% e pacientëve të prekur paraqesin simptoma të rënda dhe / ose fatale. Personat e infektuar dhe që kanë kaluar ethet e Nilit Perëndimor kanë fituar imunitet të përhershëm.

Trajtimi

Aktualisht nuk ekzistojnë vaksina apo trajtime specifike, zakonisht përdoren medikamente që ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të sëmundjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB