
LUSHNJË- Një 60-vjeçar është gjetur ditën e djeshme, 4 gusht, pa shenja jete nga familjarët e tij në fshatin Krutje të Lushnjës. Sipas Policisë, dyshimet e para janë se A.D., është asfiksuar në përpjekje për të shuar zjarrin që kishte ndezur në tokën e tij.
Njoftimi zyrtar i Policisë:
“Ditën e djeshme, në fshatin Krutje, Lushnjë, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, shtetasi A. D., 60 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi është asfiksuar në përpjekje për të shuar zjarrin që kishte ndezur në tokën e tij.Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të këtij rasti”/ ZËRI