Aktualitet

EMRI/ Vodhi para në 6 pika karburantesh, arrestohet menaxheri 55-vjeçar në Elbasan

Në pranga ka përfunduar 55-vjeçari Sokrat Zharri, menaxher në këto pika karburanti.

k.m.
EMRI/ Vodhi para në 6 pika karburantesh, arrestohet menaxheri
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se vodhi para në 6 pika karburanti në Elbasan. Në pranga ka përfunduar 55-vjeçari Sokrat Zharri, menaxher në këto pika karburanti. Sipas Policisë, Zharri ka vjedhur rreth 5 400 000 lekë, të gjitha nga xhirot ditore të pikave që ai kishte nën menaxhimin e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Grid”. Vodhi një shumë parash duke shpërdoruar detyrën menaxher i 6 pikave për shitjen e karburantit, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari. Vijon puna për kapjen e një shtetasi që dyshohet se i ka marrë një shumë parash 55-vjeçarit, me anë të mashtrimit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Grid”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit S. Zh., 55 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur rreth 5 400 000 lekë (xhirot ditore), duke shpërdoruar detyrën menaxher i 6 pikave për shitjen e karburantit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash, që u gjet në ambientet e punës ku qëndronte ky shtetas.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasit E. B., 25 vjeç, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash shtetasit S. Zh., me anë të mashtrimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB