
HIMARË- Vangjel Tavo ka fituar zgjedhjet e pjesshme në Himarë. Rezultati është shpallur sot rreth orës 07:00 të mëngjesit. Tavo fitoi kundrejt kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria, me një diferencë prej 1400 votash.
Tavo së bashku me socialistët e tjerë ka qëndruar në sallë gjatë numërimit të votave dhe e mirëpriten rezultatin e fitores së bashku. Ai e festoi rezultatin me socialistët dhe me njerëzit e tjerë që e mbështetën, duke shtrënguar duart dhe duke shkëmbyer përqafime.
Ndërsa, sipas pamjeve të mëposhtme, socialistët e tjerë u mblodhën së bashku për të festuar fitoren duke hedhur fishekzjarre, pavarësisht kërkesës së Tavos, i cili tha se nuk do të ketë festë./ZËRI