Aktualitet

'Asnjë fjalë, asnjë koment'/ U ekstradua nga Belgjika, GJKKO lë në burg Leonard Dukën. "Damiani" hesht në gjyq

Gjatë seancës së sotme, Leonard Duka nuk ka pranuar që të japë asnjë shpjegim, duke zgjedhur që të heshtë para trupës gjykuese.

k.m.
'Asnjë fjalë, asnjë koment'/ U ekstradua nga Belgjika,
Leonard Duka

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Leonard Dukën. Gjatë seancës së sotme, Leonard Duka nuk ka pranuar që të japë asnjë shpjegim, duke zgjedhur që të heshtë para trupës gjykuese.

I vetëquajturi "Princi Damian" doli sot para trupës gjykuese, 3 ditë pasi u ekstradua nga Belgjika me urdhër të SPAK. Në GJKKO, ai do të gjykohet për disa ngjarje kriminale, mes tyre edhe planifikimin e vrasjes së armikut të tij të përbetuar, Ervis Martinaj.

Leonard Duka u arrestua Bruksel në shkurt të viti 2023 për vrasjen e Santiago Malkos, i cili ishte njeriu i besuar i Ervis Martinaj. Gjatë aksionit, policia ndërhyri në lagjen ku jetonte Muhamet Duka, duke hequr me shume se 13 kamera sigurie te vendosura në rrugë. Ervis Martinaj, i cili është i kërkuar nga drejtësia, vazhdon të jetë i zhdukur që prej gushtit të 2022 dhe policia nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Lidhja e Dukës me Martinaj

Arratia e Leonard Dukës, kreut të klanit 'Duka', të vetëquajtur dhe si ‘Princ Damiani’, një ndër autorët e përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019, përfundoi në shkurt të vitit që lamë pas. I shumëkërkuari ndërkombëtar u kap ditën e 14 shkurtit, ditë kur të dashuruarit festojnë, nën shoqërinë e një vajze. Atij iu gjetën armë dhe para. Vendndodhja e tij u zbulua nga Fast Albania, që informuan më pas Fast Belgjikë, grupi që bëri dhe arrestimin. Leonard Duka njihej dhe si një kundërshtar i betuar i Ervis Martinajt. Ata kanë qenë ortakë dhe miq mjaft të mirë, që u kris kur në lojë u fut një shumë e majmë parash prej 800 mijë eurosh.

Ishte biznesi i lojërave të fatit ai që Duka e Martinajn themeluan bashkë, por shumë shpejt nisën përplasjet për këtë aktivitet, përplasje që përshkallëzuan dhe në eliminim të personave më të afërt të njëri-tjetrit. Dukajt vranë Santiago Malkon, të besuarin e Martinajt, ngjarje për të cilën ndodhet pas hekurave Blendi Teta. Ndërsa Ervis Martinaj, një nga bosët më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022./ZËRI

Poll

MOS HUMB