Aktualitet

VIDEO/ U ekstradua nga Belgjika, ja si duket Leonard Duka 5 vite pas shpalljes së tij në kërkim

Leonard Duka u ekstradua ditën e sotme nga Belgjika. Ai mbërriti në Rinas i shoqëruar nga Forcat Speciale dhe Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

M.M
VIDEO/ U ekstradua nga Belgjika, ja si duket Leonard Duka 5 vite pas shpalljes
Momenti i zbritjes së Leonard Dukës nga fugoni i Policisë

TIRANË - Ky është momenti kur Leonard Duka zbret nga furgoni i Policisë së Shtetit, pas ekstradimit nga Belgjika. Ajo që bie në sy është se ndryshe nga anëtarët e bandave, Leonard Duka duket se ka mbetur i njëjti, pavarësisht se kanë kaluar vite nga ekspozimi i tij më i fundit në media e rrjete sociale. Bëhet fjalë për kohën kur modelja Trejsi Sejdini pozonte krah tij, në vitin 2019, kur nisi dhe bashkëpunimi me ish-bossin e lojërave te fatit, Ervis Martinaj.

Ai mbërriti në Rinas i shoqëruar nga Forcat Speciale dhe Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Duka ra në pranga një vit më parë, në shkurt 2023, teksa fshihej në një banesë private në një provincë të Brukselit.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për të, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”

Lidhja e Dukës me Martinaj:

Leonard Duka njihej dhe si një kundërshtar i betuar i Ervis Martinajt. Ata kanë qenë ortakë dhe miq mjaft të mirë, që u kris kur në lojë u fut një shumë e majmë parash prej 800 mijë eurosh. Ishte biznesi i lojërave të fatit ai që Duka e Martinajn themeluan bashkë, por shumë shpejt nisën përplasjet për këtë aktivitet, përplasje që përshkallëzuan dhe në eliminim të personave më të afërt të njëri-tjetrit. Dukajt vranë Santiago Malkon, të besuarin e Martinajt, ngjarje për të cilën ndodhet pas hekurave Blendi Teta. Ndërsa Ervis Martinaj, një nga bosët më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022. /ZËRI

Poll

MOS HUMB