
VLORË - Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Orikum. Bëhet me dije se një automjet i tipit “BMW” ka aksidentuar një të mitur, i cili ishte duke kaluar rrugën. Raportohet se 12-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e automjetit ndërsa grupi hetimor po heton për rrethanat e aksidentit.
Njoftimi zyrtar i policisë:
“Sot, në Orikum, shtetasi E. H., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "BMW", ka aksidentuar një shtetas të mitur 12 vjeç, (këmbësor) i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.” / ZËRI