Aktualitet

Rigelsa e revoltuar pas eliminimit: Elsën, Glorian e Xhesikën s’dua t’i shoh më

Rigelsa rrëfen se mes asaj dhe Niko Komanit, duhet të dilte ky i fundit, pasi shtoi se publiku ka më shumë kuriozitet për ta njohur atë si personazh, se sa Nikon.

F.m
Rigelsa e revoltuar pas eliminimit: Elsën, Glorian e Xhesikën
Rigelsa Cybi

TIRANË- Rigelsa Cybi ishte fermerja e parë që u eliminua nga “Ferma VIP”, por siç duket ka dalë e zhgënjyer nga ky format. E pranishme në “Ferma Club”, Rigelsa rrëfen se mes asaj dhe Niko Komanit, duhet të dilte ky i fundit, pasi shtoi se publiku ka më shumë kuriozitet për ta njohur atë si personazh, se sa Nikon.

“Aty brenda po jepja më shumë se Niko Komani. Isha personazh i ri dhe aty publiku kishte dëshirë të më njihfte. Më mirë të njihte Rigelsën se Nikon”, u shpreh ajo pas eliminimit,”- u shpreh ajo.

Përsa u përket fermerëve të tjerë, ajo u shpreh se Elsën, Glorian e Xhesikën nuk dëshiron t’i shohë më në jetën e sja. Madje, Xhesikës tha se nuk dëshiron t’i dëgjojë as emrin.

“Një zhgënjim total mora nga debati me Elsën. Sepse mendoj që një nënë nuk duhet të uli një person tjetër në atë far mënyre. Mendoja që do kishte më shumë respekt, por jo. Elsën, Gloriam nuk dua ti shoh më. Xhesikës nuk dua t’ja dëgjoj emrin,”- përfundoi Rigelsa.

Poll

MOS HUMB