
Zjarri
TIRANË- Një vatër zjarri është aktivizuar në një apartament në pallatet "Fratari" në Astir. ZËRI ka siguruar pamjet ku shihet se si zonën e ka mbuluar tymi. Paraprakisht raportohet se zjarri është aktivizuar pas shpërthimit të një bombole gazi.
Të gjithë banorët janë evakuuar dhe deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Dëmet materiale mësohet se janë të shumta. Zjarrfikësja ndodhet ende në vendngjarje për të neutralizuar flakët.
Poll