Aktualitet

Reshje shiu dhe temperatura deri në 21 gradë, parashikimi i motit për sot

Temperaturat do të variojnë nga 11 gradë Celsius në Bajram Curr dhe Peshkopi deri në 21 gradë Celsius në Elbasan.

F.I
Reshje shiu dhe temperatura deri në 21 gradë, parashikimi i motit
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu do të jetë kjo e premte. Në zonat malore pritet të vazhdojnë reshjet e borës, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të jenë prezente reshjet e shiut.

Gjatë ditës, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat do të variojnë nga 11 gradë Celsius në Bajram Curr dhe Peshkopi deri në 21 gradë Celsius në Elbasan.

Era do të fryjë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa valëzimi në det nuk do t’i kalojë 1 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB