Aktualitet

“Range”-i përplas makinën e policisë në Vlorë, plagoset efektivi dhe një tjetër

Pasditen e sotme, një mjet tip “Range Rover” ka goditur nga pas një makinë të Policisë së Shtetit.

k.m.
“Range”-i përplas makinën e policisë në
Foto ilustruese

VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një efektiv policie si dhe një tjetër qytetar, punonjës i një servisi makinash. Pasditen e sotme, një mjet tip “Range Rover” ka goditur nga pas një makinë të Policisë së Shtetit. Si pasojë e përplasjes së mjetit të Policisë me "Range-in", të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ku edhe ndodhen jashtë rrezikur për jetën. 

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, në rrugën transballkanike, në vendin e quajtur “Ish-agjencia e vjetër”, automjeti tip “Range Rover” me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me automjetin e Policisë Kufitare Vlorë, me drejtues punonjësin e Policisë, shtetasin A. I. Si pasojë janë dëmtuar punonjësi i Policisë dhe pasagjeri në automjetin që ai drejtonte, shtetasi V. M., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Deri më tani, mësohet se në pranga ka përfunduar shoferi i “Range Rover”-it, i cili raportohet se në momentet e përplasjes ishte nën efektin e alkoolit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB