
PRISHTINË – Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka paralajmëruar luftë dhe një deklaratë të tillë e ka bërë për mediat gjermane. Gërvalla tha se mund të ketë luftë, në rast se komuniteti ndërkombëtar toleron Serbinë.
“Aleksandër Vuçiç vazhdon që të veprojë me mënyra që nuk kanë të bëjnë aspak me paqen, por vetëm me tensionet dhe destabilizimin”, deklaroi ajo për median gjermane “Deutschlandfunk”.
“Vuçiç dëshiron që të detyrojë Kosovën, që në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të futet edhe çështja territoriale. Në rast se komuniteti ndërkombëtar do të vazhdojë që të tolerojë veprimet aspak të paqta të presidentit Vuçiç, do të ketë luftë.
BE duhet të veprojë, duhet që të ngrijë statusin e Serbisë si një shtet kandidat për në Bashkimin Europian”, deklaroi Gërvalla.
Këtë intervistë për mediat e huaja, Gërvalla e dha një javë pasi një sulm i armatosur ndodhi në veriun e Kosovës, ku një polic shqiptar u vra dhe tre terroristë u ekzekutuan. NATO ka vendosur që të shtojë trupat në Kosovë, për shkak të situatave së fundit.
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç ka pranuar se ai ka qenë i përfshirë në ngjarje, se ka qenë dejtues i grupit terrorist. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Serbia dëshiron që në dialog të bisedohet edhe për territor, gjë që për palën kosovare është e papranueshme./Zëri.ai/