Aktualitet

Vrasja e Xhaferrajt, i përfshirë në krim edhe shkodrani “Gjyshka”, 68-vjeç

68-vjeçari Manej ndodhej në burg për një rast të trafikimit të drogës

E.K
Vrasja e Xhaferrajt, i përfshirë në krim edhe shkodrani
Idriz Manej

TIRANË- Në mesin e personave të përfshirë në vrasjen e Fridman Xhaferrajt në Korçë, që dyshohet se është kryer nga banda e Laert Haxhiut, ka qenë i përfshirë dhe një i moshuar, sot 68-vjeç.

Shkodrani Idriz Manej, i cili njihej dhe me nofkën “Gjyshka”, u arrestua fillimisht në muajin Nëntor 2021 nga policia e Korçës, gjatë operacionit të koduar “Ristart”, pasi së bashku me Ligor Romaçkën, Joni Moskun dhe një person tjetër, tentuan të trafikonin 114 kg drogë përmes pikës kufitare të Goricës në Maqedoninë e Veriut.

Për këtë episode trafikimi, Idriz Manej është deklaruar fajtor dhe dënuar me 8 vite burgim, dënim të cilin është duke e vuajtur në burgun e Drenovës. “Gjyshka” është arrestuar për herë të dytë, këtë rradhë nga prokuroria e Elbasanit, e cila e akuzon se ka marë pjesë në vrasjen e Fridman Xhaferaj në Korçë.

Sipas rrëfimit të bashkëpuntorit të prokurorisë së Elbasanit, Artan Tafani, Idriz Manej ka qënë pjesë e grupit të përbërë nga Laert Haxhiu, Lulzim Spahija, Ligor Romaçka, Mariglen Topuzi dhe Bledar Berberit.

Pikërisht këto emra së bashku me të penduarin Tafani, kanë vrarë me armë zjari dhe më pas hedhur në ujërat e rezervuarit të Gjançit në Korçë, Fridman Xhaferaj.

Për këtë krim ditën e djeshme gjykata e Elbasanit caktoi masën e “arrestit në burg” për 58-vjeçarin Idriz Manej.

Ndërsa çështja kundër tij dhe 14 personave të tjerë pritet ti kalojë për koopetencë prokurorisë së posaçme SPAK, e cila do kryejë hetime më te thelluara ndaj këtij grupi./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB